Gjigantët e basteve të bindur në fitoren e Greqisë kundër Kosovës sonte

Gjigantët e basteve të bindur në fitoren e Greqisë kundër Kosovës sonte

Kombëtarja e Kosovës sonte zhvillon një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme kundër Greqisë në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.

“Dardanët” po kalojnë në formë më të mirë në pesë ndeshjet e fundit, përfshirë edhe miqësoret, dhe sonte synim janë pikët e plota.

Kompanitë e basteve kanë publikuar kuotat për këtë ndeshje, me grekët që vlerësohen më favorit për të triumfuar sonte.

Fitorja e Kosovës vlerësohet nga 3.50 deri 3.64, kurse fitorja e Greqisë nga nga 2.20 deri në 2.35. Barazimi nga 2.95 deri 3.13.

Image

Kosova sonte do të jetë nikoqire e Greqisë, përfaqësuese me të cilën është përballur dy herë në të kaluarën.

Të dy ndeshjet e kaluara mes tyre ishin në kuadër të Ligës së Kombeve. Greqia fitoi në Prishtinë me rezultatin 1-2, teksa ndeshja e dytë kishte përfunduar baras dhe pa gola.

Shpërndaje në: