Salah kërkon gjysmë milion funte për javë – nuk rinovon kontratën me kushte të tjera
Liverpool mund të mbetet pa yllin kryesor të skuadrës.
Egjiptiani Mohamed Salah ka vendosur të pasurohet jashtëzakonisht shumë nga futbolli, bazuar në kërkesat e tij të fundit.
Salah do të jetë së shpejti pa kontratë, dhe Liverpool po mendon për rinovimin me të. Megjithatë, kërkesat e lojtarit janë të jashtëzakonshme.
Mediet angleze bëjnë të ditur se lojtari po kërkon gjysmë milioni funte për javë, për të firmosur kontratën e re, përcjell Periskopi.
Liverpool kanë dëgjuar kërkesën, por nuk janë gati të ofrojnë një pagë të tillë për anësorin.
‘Reds’ kanë për synim të ruajnë strukturën e pagave në klub dhe një pagë e tillë e kërkuar nga Salah do të hapte telashe. /Periskopi/