Messi synon të thyej ‘mallkimin’, kërkon edhe triumfin ndaj Brazilit të pamposhtur në kualifikuese

Messi synon të thyej ‘mallkimin’, kërkon edhe triumfin ndaj Brazilit të pamposhtur në kualifikuese

Lionel Messi, kampion i Amerikës me skuadrën e Argjentinës, është vënë në ndjekje të rekordit të tij personal.

Ndeshjen e radhës në kuadër të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022, Argjentina e luan kundër Brazilit që në këto eleminatore nuk njeh humbje.

Në ndeshjet kundër Brazilit, Messi ka shënuar pesë herë, por në ndeshje miqësore. Ai synon të shënojë këtë ndeshje, për të regjistruar golin e parë në ndeshje zyrtare ndaj Seleçao, përcjell Periskopi.

Por, kjo nuk do të jetë e lehtë për Leon. Brazili nuk humb në ndeshje kualifikuese në shtëpi. Në 52 ndeshje ata kanë fituar 42 sosh, duke shënuar 136 gola.

Kujtojmë se në herën e fundit që Messi u përball me Brazilin, përfundoi duke ngritur trofeun e Kupës së Amerikës. /Periskopi/

Shpërndaje në: