Greqia nis stërvitjen në ‘Fadil Vokrri’ – bëhen përgatitjet për Kosovën
Kombëtarja e Grëqisë ka zbritur në ‘Fadil Vokrri’.
Helenët po zhvillojnë sot stërvitjen para ndeshjes që e luajnë nesër kundër Kosovës, përcjell Periskopi.
Trajneri i grekëve pritet të provojë disa skema të reja, dhe sipas disa raportimeve në mediet greke, ai pritet të startojë me 3 lojtarë në mbrojtje.
3-5-2 dhe 3-4-2-1 janë opsionet më të përfolura për ndeshjen kundër Kosovës.
Ndeshja mes Kosovës dhe Greqisë luhet në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës Katar 2022. /Periskopi/