Sancho lëshon grumbullimin me Anglinë, ka pësuar një lëndim
Aventura e shtatorit me kombëtare ka përfunduar më herët për Jadon Sancho.
Lojtari i skuadrës së Manchester United ishte grumbulluar nga Southgate për ndeshjet e shtatorit, por për të gjithçka do të mbyllet më herët.
Sipas një njoftimi nga faqja zyrtare e Federatës Angleze të Futbollit, lojtari thuhet të ketë pësuar një lëndim.
“Sulmuesi mori një lëndim të vogël në stërvitje në fillim të kësaj jave, gjë që e përjashtoi atë nga fitorja 4:0 në Hungari”, thuhej ndër tjera në komunikatë, përcjell Periskopi.
Sancho besohej se mund të rikuperohej për ndeshjet pas Hungarisë, por një gjë e tillë nuk doli të ishte e mundur.
Lojtari tani synon rikuperimin për të mos humbur ndonjë ndeshje në Premier League, pas rikthimit tek United. /Periskopi/