Emerson e kuptoi se Barca po e largonte vetëm kur shkoi në stërvitje
Emerson Royal është trajtuar në mënyrën më të keqe të mundshme te skuadra e Barcelonës, sa i përket pjesës së transferimit të tij.
Aventura e Emerson te Barcelona ishte prej më të shkurtave që mund të njihen, me lojtarin që qëndroi me ‘Blaugranat’ vetëm 29 ditë.
Lojtari kaloi te skuadra e Tottenham gjatë kësaj vere, por ai as që ishte në dijeni për këto plane deri në momentet e fundit.
“Mendova se klubi dëshironte që unë të qëndroja. Unë luajta të dielën si startues. Ditën tjetër shkova në stërvitje i qetë”, ka thënë Emerson, transmeton Periskopi.
“Aty unë veçse fillova të shihja shumë gjëra që vinin; se Tottenham po bisedonte me Barcën, se unë isha punë e kryer”, ka shtuar braziliani.
Emerson vinte me bujë të madhe te Barcelona, por duket se kriza ekonomike i pamundësoi skuadrës ta mbante atë më gjatë në ‘Camp Nou’. /Periskopi/