MU-ja: OBSh-ja e shtin variantin e ri në listë, Fauci thotë se ai iu shmanget anti-trupave të vaksinave
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh) po monitoron një variant të ri të koronavirusit të quajtur “Mu” – i njohur për shkencëtarët si B.1.621 – dhe e ka shtuar në listën e “varianteve me interes” për shkak se të dhënat fillestare tregojnë se mund të shmangnin antitrupat.
Dr. Anthony S. Fauci, eksperti kryesor amerikan i sëmundjeve ngjitëse, deklaroi se ShBA-ja po ashtu po monitoronte variantin e ri, që së pari u identifikuar në Kolumbi në muajin janar dhe përbën tash 39 për qind të rasteve, raporton The New York Times, përcjell Periskopi.
OBSh-ja tha që varianti kishte potencial për ta shmangur e imunitetin e ofruar përmes vaksinave dhe antitrupave, dhe për shkak të kësaj po listohej si “variant i interesit”.
Megjithatë, z. Fauci, tha që nuk ishte krejtësisht variant i zakontë në Shtetet e Bashkuara, ku varianti tepër ngjitës Delta përbën 99 për qind të rasteve.
Ai tha që varianti i ri “ka konstelacion të mutacioneve që sugjeron se do të shmangte disa antitrupa të caktuar”.
Z. Fauci deklaroi se vaksinat megjithatë ishin efektive ndaj varianteve me karakteristika të ngjashme. /Periskopi