Kosova brilante në pjesën e dytë kundër Gjeorgjisë, e thonë edhe statistikat
Kombëtarja e Kosovës në futboll ka regjistruar një fitore të madhe, edhe pse minimale 1-0, kundër Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës.
Një autogol i Kocholavas në minutën e 18-të i dhuroi fitoren ‘Dardanëve’, të cilët performuan shumë më mirë në pjesën e dytë se në të parën, sipas statistikave, shkruan Periskopi.
Gjeorgjia dominoi në posedim dhe tentativa drejt portës, por pati përmirësime për tanët në pjesën e dytë, pasi në të parën ata kishin zero tentativa drejt portës gjeorgjiane.
Shikoni më poshtë statistikat e ndeshjes. /Periskopi.com/