Kosova e thotë fjalën e fundit në pjesën e parë, e mbyll me epërsi kundër Gjeorgjisë

Kosova e thotë fjalën e fundit në pjesën e parë, e mbyll me epërsi kundër Gjeorgjisë

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur pjesën e parë kundër Gjeorgjisë në ‘Batumi Arena’, me rezultat 1-0, shkruan Periskopi.

Një krosim të Florent Hadërgjonajt e devijoi në portën e tij mbrojtësi gjeorgjian, Khocholava në minutën e 18-të.

‘Dardanët’ ishin qartazi më dominues dhe kërkues në pjesën e parë, andaj me plot meritë e mbyll me epërsi këtë interval.

Kujtojmë se ky takim po luhet në kuadër të Grupit B të kualifikimeve për Kupën e Botës, ku bëjnë pjesë edhe Spanja, Suedia dhe Greqia. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: