Challandes para gazetarëve në Gjeorgji: Do të jetë e vështirë, jam i trishtë për këtë arsye
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes i është drejtuar gazetarëve nga Gjeorgjia pas aterimit në Batumi, para ndeshjes me Gjeorgjinë.
Zvicërnai ka thënë se këto dy Kombëtare janë të përafërta dhe se do të jetë e vështirë për ‘Dardanët’, duke aluduar se është i trishtë që takimi luhet pa fansa, shkruan Periskopi.
”Mendoj se jemi dy skuadra shumë të përafërta. Loja e Kosovës këtu do të jetë shumë e vështirë,” tha fillimisht ai.
”Ndeshja pa spektatorë nuk është e mirë për ne dhe në veçanti për lojtarët, por ne duhet ta pranojmë këtë situatë.
”Mirëpo, futbolli për mua është ajo që bëjmë në fushë por me fansat. Jam i trishtë që duhet të luajmë pa spektatorë, por në këtë kohë nuk është e lehtë për shumë njerëz.” /Periskopi.com/