Komisioni i Garave i Superligës vendos për incim disiplinor për dy klube, dy trajnerë dhe dy futbollistë

Komisioni i Garave i Superligës vendos për incim disiplinor për dy klube, dy trajnerë dhe dy futbollistë

Komisioni i Garave i Superligës, duke u bazuar në të gjitha faktet dhe materialet ka hapur inicim disiplinor ndaj dy klubeve, dy trajnerëve, dy futbollistëve dhe një përfaqësuesi zyrtar, transmeton Insporti.

Inicim diciplinor është hapur ndaj trajnerit të Llapit, Tahir Batatinës dhe trajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku.

Po ashtu inicim diciplinor u hap ndaj Përfaqësuesit zyrtar të FC Llapi, Muhamet Rexhepi, lojtarit të KF Ulpiana, Silvester Shkalla dhe futbollisit të KF Vllaznia, Art Hoxha. Nuk shpëtuan pa inicim diciplonor dhe dy klubet FC Drita dhe FC Vushtrria.

Vendimet e plota nga Komisioni i Garave: 

Inicim disiplinor
ndaj: Kryetrajnerit të FC Llapi, Tahir Batatina, ID.nr.001144-M77.
MOTIVI: Në minutën e 85-të në ndeshjen Drita –Llapi ishte ndëshkuar me karton të verdhë, ndërkaq i njëjti në vazhdim reagon ashpër dhe me të dy duart në gjoks e shtyn referin kryesor të ndeshjes, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

ndaj: Kryetrajnerit të KF Drenica, Tahir Lushtaku, ID.nr.010175M70.

MOTIVI: Në minutën e 83-të, në ndeshjen Dukagjni-Drenica hynë në fushë dhe fyen rëndë referin kryesor të ndeshjes, për çka i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

ndaj: Përfaqësuesit zyrtar të FC Llapi, Muhamet Rexhepi, ID.nr.001413-M88.
MOTIVI: Në minutën e 86-të, në ndeshjen Drita –Llapi pas ofendimeve të rënda drejtuar referit kryesor të ndeshjes, i njëjti është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

ndaj: Lojtarit të KF Ulpiana, Silvester Shkalla, ID.nr.024483M95.
MOTIVI: Në minutën e 62-të, në ndeshjen Ulpiana – Malisheva shkakton ndërhyrje të rrezikshme ndaj lojtarit kundërshtar, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

ndaj: FC Drita.
MOTIVI: Në minutën e 86-të të ndeshjes Drita –Llapi, tifozët e FC-Drita, kanë hedhur dy (2) shishe PVC të mbushura në drejtim të bankinës së FC Llapi. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.

ndaj: FC Vushtrria
Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi B, Vushtrria-Vitia, disa shikues të FC Vushtrria, kanë hedhur shishe në drejtim të lojtarëve mysafirë, ku si pasoj janë lënduar disa lojtarë të KF Vitia. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes.

ndaj: Lojtarit të KF Vllaznia (P), nr 4 Art Hoxha dhe nr ID 002988M01.
Motivi: Në minutën e 82-të të ndeshjes së VIVA FRESH Ligës së Parë, Grupi B Ferizaj –Vllaznia (P), ngritet nga bankina, ofendon asistentin e parë. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor.

Shpërndaje në: