Detajet e kalimit të Rey Manajt te Spezia
FC Barcelona dhe Spezia Calcio kanë arritur marrëveshje për huazimin e Rey Manaj për 300,000 euro deri më 30 qershor 2022.
Klubi italian do të paguajë pagat e lojtarit dhe ka në opsion blerjen përfundimtare të lojtarit për 2.7 milionë euro.
Sulmuesi 24 -vjeçar shqiptar Rey Manaj erdhi në FC Barcelona në janar 2020 për tu bërë pjesë e skuadrës Barça B, ndërsa kishte luajtur te Granada dhe Albacete në Spanjë.
? ?????? ???? !!
Agreement with Spezia Calcio for the loan of Rey Manaj— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 31, 2021
Sezonin e kaluar ai ishte golashënuesi më i mirë për ekipin B me 14 gola në 22 ndeshje.
Gjatë ndeshjeve miqësore Rey Manaj ishte golashënuesi më i mirë për ekipin A, duke shënuar një het trik në debutimin e tij në një miqësore kundër Nàstic.
Një tjetër gol ai e shënoi kundër Gironas, duke e mbyllur me 4 gola në 117 minuta.
Ai do të kthehet në Serie A, ku ka luajtur më parë te Interi.