Zyrtare: Ylli i Barcelonës kalon në Bundesligë

Zyrtare: Ylli i Barcelonës kalon në Bundesligë

Barcelona ka arritur marrëveshje me RB Leipzig për shërbimet e mesfushorit Ilaix Moriba.

Moriba refuzoi rinovimin me katalunasit, andaj skuadra vendosi ta shesë te klubi gjerman.

Barcelona ka konfirmuar shitjen për 16 milionë euro plus gjashtë milionë euro bonuse.

“Marrëveshje me RB Leipzig për transferimin e Ilaix Moriba. Operacioni në vlerë 16 milionë euro plus 6 milionë euro bonuse dhe klubi rezervon 10 për qind në shitjen e lojtarit në të ardhmen”, shkroi klubi katalunas.

Ndërkohë, Moriba do nënshkruajë për pesë vite me Leipzigun.

Shpërndaje në: