Valon Berisha gati e konfirmon ardhjen e madhe te Kombëtarja e Kosovës me veprimin e fundit në Instagram

Valon Berisha gati e konfirmon ardhjen e madhe te Kombëtarja e Kosovës me veprimin e fundit në Instagram

Mërgim Berisha ka qenë një prej emrave më të përfolur që janë lidhur me një angazhim potencial me Kombëtaren e Kosovës.

Sulmuesi i Red Bull Salzburgut është pjesë e Kombëtares U21 të Gjermanisë, por vazhdimisht është lidhur me Kosovën, dhe duket se ai eventualisht do t’i bashkohet grupit të Bernard Challandesit.

Gjithnjë, duke marrë parasysh ‘flirtimin’ e fundit të Valon Berishës me të në Instagram, shkruan Periskopi.

Në një postim të Valonit nga stërvitja me Kosovën para ndeshjes me Gjeorgjinë, Mërgim Berisha ka lënë një koment me fjalën ‘King’, të cilës ia ka bashkangjitur edhe flamurin e Kosovës.

Komentit të Mërgimit, Valoni i është përgjigjur me: ”Së shpejti bashkë këtu.”

E kundërpërgjigja e Mërgimit i vë edhe më shumë zjarr spekulimeve, teksa ai thjesht reagoi me një emotik duke mbyllur syrin, sikur dëshiron ta konfirmojë ardhjen.

Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

 

Shpërndaje në: