E konfirmon Norwich City: Rashica s’mund të udhëtojë me Kosovën drejt Gjeorgjisë

E konfirmon Norwich City: Rashica s’mund të udhëtojë me Kosovën drejt Gjeorgjisë

Skuadra e Norwich City ka konfirmuar se Milot Rashica nuk do të lejohet të udhëtojë me Kosovën drejt Gjeorgjisë për ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2022, për shkak se ky vend është në listën e kuqe të Britanisë së Madhe.

Rashica nuk do të jetë në gjendje të luajë për Kosovën kundër Gjeorgjisë, por ai do të mundë t’i ndihmojë ‘Dardanëve’ në dy ndeshjet e tjera më të vështira, kundër Greqisë dhe Spanjës.

Lajmin se Rashica nuk do të jetë në Gjeorgji e ka bërë të ditur faqja zyrtare e skuadrës nga Premier League.

“Rashica nuk do të lejohet të paraqitet në ndeshjen e parë të Kosovës në Gjeorgji më 2 shtator, për shkak se ky vend është në listën e kuqe”, thuhet në njoftimin e Norwichit, përcjell Periskopi.

Kombëtarja e Kosovës udhëton nesër drejt Gjeorgjisë, pasi zhvilloi në Prishtinë dy seanca stërvitore.

Ndeshja mes Kosovës dhe Gjeorgjisë luhet më 2 shtator, me fillim nga ora 18:00. /Periskopi/

Shpërndaje në: