UEFA cakton gjyqtarin ukrainas për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen Gjeorgji – Kosovë

UEFA cakton gjyqtarin ukrainas për ta ndarë drejtësinë në ndeshjen Gjeorgji – Kosovë

Kosova do ta luajë ndeshjen e radhës përballë kombëtares së Gjeorgjisë.

Kombëtarja e Kosovës luan në udhëtim kundër Gjeorgjisë, në kuadër të kualifikueseve për Botërorin 2022.

Për këtë ndeshje UEFA tashmë ka caktuar edhe gjyqtarët që do të ndajnë drejtësinë, përcjell Periskopi.

Gjyqtari kryesor i takimit do të jetë Mykola Balakin, kurse ndihmësit e tij anësor do të jenë Semen Shlonchak dhe Oleksandr Zhukov.

Zyrtar për VAR do të jetë Yevhenii Aranovskiy me asistentin e tij Andrii Shkrypka. Kurse, gjyqtari i katërt do të jetë Vitaliy Romanov.

Kosova luan më 2 shtator në ‘Batumi Arena’, me fillim prej orës 18:00. /Periskopi/

Shpërndaje në: