Zyrtare: Armend Thaqi ftohet te Kosova

Zyrtare: Armend Thaqi ftohet te Kosova

Bernard Challandes ka grumbulluar Armend Thaqin me kombëtaren e Kosovës.

Mbrojtësi i Ballkanit është parë edhe në stërvitje me pjesën tjetër të grupit, përcjell Periskopi.

Lajmin për ftesën e Thaqit e ka konfirmuar edhe FFK, përmes një postimi në Facebook.

Postimi i plotë i FFK.

“Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga përzgjedhësi Bernard Challandes, që t’i bashkohet Kombëtares A për ndeshjet e shtatorit. Futbollisti i FC Ballkanit sot po merr pjesë në stërvitjen e dytë që Dardanët po mbajnë në “Fadil Vokrri”. Kjo njëherësh është stërvitja e fundit në Prishtinë para nisjes për në Gjeorgji”. /Periskopi/

Shpërndaje në: