Zyrtare: Bakayoko rikthehet te Milani

Zyrtare: Bakayoko rikthehet te Milani

Tiemoue Bakayoko ka vendosur të kthehet përsëri në Serie A.

Ish anëtari  i skuadrave si Napoli, Monaco e Chelsea, ka vendosur të kthehet përsëri te skuadra e Milan.

Mesfushori shkatërrues do të kthehet në ‘San Siro’ në formë huazimi, duke lënë aventurën me Chelsea, përcjell Periskopi.

Huazimi i lojtarit do të zgjas dy vite dhe do të jetë me obligim blerje në fund të procesit.

27 vjeçari kishte kompletuar më herët edhe testet mjekësore. Kartoni i tij do t’i kushtojë Milani 15 milionë euro. /Periskopi/

Shpërndaje në: