Ronaldo me postim emocionues në Instagram pas kthimit tek Man Utd, disa fjalë edhe për Ferguson

Ronaldo me postim emocionues në Instagram pas kthimit tek Man Utd, disa fjalë edhe për Ferguson

Cristiano Ronaldo sot edhe zyrtarisht është konfirmuar si lojtar i Manchester United për dy vitet e ardhshme.

Portugezi do të kthehet në ‘Old Trafford’ për një aventurë të dytë, dhe ai ka shprehur emocionet e tij përmes një postimi në ‘Instagram’, ku edhe ka përmendur Sir Alex Ferguson.

“Të gjithë që më njohin mua e dinë për dashurinë time të pafund për Manchester United. Vitet që kalova në këtë klub ishin absolutisht të shkëlqyera dhe rruga që bëmë së bashku është e shkruar me shkronja të arta në historinë e këtij institucioni të shkëlqyer.”

“Nuk mund as të filloj të shpjegoj ndjenjat e mia tani, duke parë njoftimin për rikthimin tim në ‘Old Trafford’ që po shpërndahet në gjithë botën. Është si një ëndërr që bëhet realitet, pas gjithë kohës që u ktheva për të luajtur kundër Man United dhe po ashtu si një kundërshtar, të kem ndjerë kaq dashuri e respekt nga tifozët në tribuna. Kjo është 100% gjëja prej të cilës bëhen ëndrrat.”

“Liga e parë, kupa e parë, ftesa e parë në kombëtaren e Portugalisë, Champions League e parë, Këpuca e parë e Artë, Topi i parë i Artë, të gjitha lindën këtu në këtë lidhje speciale mes meje dhe ‘Djajve të Kuq’. Historia është shkruar në të kaluarën dhe historia do të shkruhet përsëri. Keni fjalën time.”

“Jam këtu! Jam aty ku përkas. Le ta bëjmë të ndodh përsëri!”

“PS – Sir Alex – kjo është për ty!”, ka shkruar Ronaldo, përcjell Periskopi.

Cristiano u kthye tek United për shumën e 23 milionë eurove. /Periskopi/

Shpërndaje në: