Manchester United nis kërkesë të veçantë drejt Premier League, pas transferimit të Ronaldos
Cristiano Ronaldo sot është zyrtarizuar si transferimi i fundit i Manchester United, pasi kompletoi të gjitha procedurat e kërkuara.
Pas rikthimit në ‘Old Trafford’, tashmë mbetet vetëm një dilemë rreth yllit portugez – cili do të jetë numri në fanellën e tij.
Opsionet 7 dhe 28 janë më të përmendurat, por sigurisht, është numri 7 ai që simbolizohet me Cristiano Ronaldon.
Në Angli po raportohet se United kanë bërë kërkesë që Premier League të bëjë përjashtim dhe ta lejojë Cavanin të ndryshojë numrin, në mënyrë që Ronaldo ta ketë numrin 7 të lirë, përcjell Periskopi.
Një tjetër opsion mund të bëhet me largimin e Daniel James drejt Leeds United. Cavani do të mund të merrte numrin 21 që e mbanë edhe tek Uruguai. Të gjitha rrugët e çojnë Cristianon te numri 7. /Periskopi/