E pabesueshme: Zbulohet oferta e Real Madrid për Kylian Mbappe që u refuzua nga PSG

E pabesueshme: Zbulohet oferta e Real Madrid për Kylian Mbappe që u refuzua nga PSG

Saga Kylian Mbappe duket se ka marrë fund këtë mbrëmje.

Tash e disa ditë skuadra e Real Madrid ka tentuar transferimin e Kylian Mbappe por ka hasur në një rezistencë të fortë nga parisienët.

‘RMC’ raportoi më herët se të gjitha negociatat janë mbyllur, pasi skuadra madrilene humbi durimin.

‘L’Equipe’ së fundmi thotë se Real Madrid bëri një ofertë prej 200 milionë eurove, në formë verbale, përcjell Periskopi.

Megjithatë, edhe kjo ofertë u hedh poshtë nga përfaqësuesit e Paris Saint Germain.

Ishte presidenti Nasser Al-Khelaifi ai që refuzoi çdo opsion, pasi nuk dëshiron të zbehet imazhi i skuadrës.

Mbappe tani mund të largohet si lojtar i lirë verën tjetër, nëse nuk rinovon me PSG. /Periskopi/

Shpërndaje në: