Real Madrid tërhiqet nga negociatat, dështon transferimi i Mbappe

Real Madrid tërhiqet nga negociatat, dështon transferimi i Mbappe

Çështja e Kylian Mbappe është e mbyllur – lojtari do të mbetet te skuadra e PSG.

Sipas raportimeve të fundit nga mediet evropiane (RMC, Sky Sports), Real Madrid është tërhequr nga negociatat për Kylian Mbappe ,transmeton Periskopi.

PSG vendosi sot të përgjigjej për Mbappe, por duket se kërkesat e klubit francez kanë qenë shumë të larta.

Romano raportonte më herët se është presidenti i PSG ai që po insiston në bllokimin e transferimit dhe duket se ai ka arritur një gjë të tillë.

Tani, ‘Los Blancos’ janë tërhequr nga negociatat dhe gjithçka ka marrë fund sa i përket këtij afati kalimtar.

Mbappe mund të kalojë te Real Madrid vetëm verën tjetër, nëse lojtari nuk rinovon kontratë me PSG. /Periskopi/

Shpërndaje në: