Bordi i PSG pajtohet për shitjen e Mbappe te Reali – tani ka vetëm një problem para finalizimit

Bordi i PSG pajtohet për shitjen e Mbappe te Reali – tani ka vetëm një problem para finalizimit

Kylian Mbappe është më afër se kurrë për të kaluar te skuadra e Real Madrid.

Ylli francez po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes me emrin e tij që lidhet me Real Madrid dhe sot po vazhdojnë negociatat mes PSG dhe ‘Los Blancos’ për të.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano dhe Ibai Llanos, thuhet se Bordi i PSG është pajtuar për ta shitur Mbappe te Reali, transmeton Periskopi.

Megjithatë, është presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi ai që po refuzon ta shesë yllin francez.

Thuhet se për presidentin e PSG është me rëndësi të madhe imazhi i klubit, dhe Mbappe sigurisht është një nga fytyrat që asocion me klubin.

Mbetet të shihet nëse edhe presidenti i PSG do të pajtohet për një lëvizje të tillë. /Periskopi/

Shpërndaje në: