Shkodran Mustafi gjen akordin me Torino – sonte kryen testet mjekësore

Shkodran Mustafi gjen akordin me Torino – sonte kryen testet mjekësore

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Shkodran Mustafi, do t’i bashkohet skuadrës së Torinos.

Pasi ishte pa skuadër për një kohë, Shkodran Mustafi tashmë ka gjetur marrëveshje me skuadrën e Torinos.

Sipas Gianluca Di Marzio, mbrojtësi gjerman do t’i kryej sonte testet mjekësore, para se të firmos kontratën, përcjell Periskopi.

Mustafi do të jetë shok skuadre me Mërgim Vojvodën. Ai do të nënshkruajë kontratë që vlen deri në vitin 2024.

Brenda kontratës do të jetë opsionale edhe mundësia për të vazhduar edhe për një sezon më shumë. /Periskopi/

Shpërndaje në: