Tuchel arsyetohet pse nuk i ka dhënë ende asnjë minutë këtë sezon 60 milionëshit të Chelseat

Tuchel arsyetohet pse nuk i ka dhënë ende asnjë minutë këtë sezon 60 milionëshit të Chelseat

Mbrojtësi i majtë i Chelseas, Ben Chilwëell nuk ka bërë ende një paraqitje kompetitive për sezonin e ri, që nga finalja e Ligës së Kampionëve 2020-21 kundër Man City.

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel, ka thënë se Ben Chilwell i është bashkuar vonë grupit pas participimit në “Euro 20” dhe se konkurrenti i tij Marcos Alonso ishte më i përgaditur fizikisht pasi i ishte bashkuar grupit në stërvitje shumë më herët.

“Për Ben Chilwell, është shumë e lehtë, ai u kthye me grupin e fundit [pas Euros dhe pushimeve]” u shpreh Tuchel.

“Kur mbërriti ai, Marcos Alonso kishte pesë javë në stërvitje nga para-sezoni. Ai luajti ndeshjet e para në kompeticion pas një para-sezoni fantastik. Ai ishte thjesht shumë më i gatshëm fizikisht, gjë që ishte e natyrshme për shkak të seancës stërvitore dhe lojërave të tij fantastike.

“Ai luajti finalen e Superkupës dhe tre ndeshje të Premier League. Gjithashtu, ne kemi vetëm tre zëvendësime të lejuara dhe ky është një problem i madh.”

Tuchel theksoi se Chilwell kishte nevojë për kohë për tu përshtatur me instensitetin dhe se tani është gati për të startuar.

“Chilly kishte nevojë për kohën e tij në stërvitje për t’u përshtatur me intensitetin. Ai është gati tani.

“Është pak e trishtueshme sepse keni më shumë mundësi taktike nëse keni pesë ndryshime. Unë nuk i kuptoj argumentet e ekipeve të vogla se ata kanë një disavantazh në këtë rast. Unë kam qenë gjithashtu trajner i një ekipi të vogël dhe do kisha dashur të kenë pesë lojtarë në dispozicion.

“Unë do t’i kisha bërë ata të vrapojnë 16 kilometra kundër ekipeve kryesore. Mendoj se është një disavantazh i madh në përgjithësi në Evropë”, përfundoi gjermani.

Shpërndaje në: