Nga Messi te Mandzukic – Barcelonës i ofrohen shërbimet e sulmuesit kroat

Nga Messi te Mandzukic – Barcelonës i ofrohen shërbimet e sulmuesit kroat

Barcelona është në një krizë të madhe ekonomike dhe kjo krizë do të ndikojë shumë edhe në fondin e lojtarëve.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘ESPN’, bëhet e ditur se Barcelonës tashmë i është ofruar një sulmues, përcjell Periskopi.

Bëhet fjalët për 35 vjeçarin kroat, Mario Mandzukic, i cili së fundmi luante me skuadrën italiane, Milan.

Ronald Koeman ka kërkuar vazhdimisht nga bordi i Barcelonës që t’i sigurojnë një sulmues, por kriza nuk mundëson një gjë të tillë.

E vetmja mënyrë që Barca të afrojë ndonjë lojtar është nëse ata arrijnë të shesin disa të tjerë paraprakisht. /Periskopi/

Shpërndaje në: