U rrah brutalisht por në fund fitoi, fansat janë të bindur se meçi i Jake Paul ishte i kurdisur

U rrah brutalisht por në fund fitoi, fansat janë të bindur se meçi i Jake Paul ishte i kurdisur

Meçi i Jake Paul kundër Tyron Woodley ishte i kurdisur, po thonë fansat.

Shumë prej atyre që e shikuan këtë përballje ishin të frustruar me mënyrën si fitoi Youtuberi, transmeton Periskopi.

Paul, 24-vjeçar, fitoi meçin e katërt profesional në orët e hershme të së hënës në mëngjes.

Gjyqtarët dhanë rezultatin 77-75, 79-74 dhe 75-77 në favor të Paul.

Pas tre rundeve të qetë, kontesti u jetësua në rundin e katërt kur Woodley më në fund u hodh në ofanzivë.

Por gjërat u qetësuan përsëri në fund të rundit të tetë dhe gjyqtarët ia dhanë fitoren sensacionit të Youtube.

Mirëpo, fansat janë të bindur se meçi ishte i kurdisur.

Një video po qarkullon nëpër rrjetet sociale ku shihet Woodley duke e goditur fuqishëm Paul, i cili përfundon i mbështetur në litarë.

Sidoqoftë, Woodley qartazi nuk reagon me ashpërsi dhe qetësohet duke mos i dhënë goditjen e nokautit derisa kundërshtari e kishte humbur balancin.

Shikoni më poshtë.

Dhe fansat janë të bindur se pikërisht ky moment nënvizon kurdisjen. /Periskopi.com/

p1feb9o11uv5q105n21vmvumiqb.jpgp1feb9padpela1efb1p9d1ao53ugf.jpgp1feb9pkui1dc21t8v1pict4u1f9fh.jpg

 

 

Shpërndaje në: