Ronaldo kompleton testet mjekësore tek United, zbulohen kushtet e kontratës

Ronaldo kompleton testet mjekësore tek United, zbulohen kushtet e kontratës

Cristiano Ronaldo ka finalizuar me sukses testet mjekësore te skuadra e Manchester United.

Pak ditë pasi United zyrtarizonte marrëveshjen me pesë herë lojtarin më të mirë në botë, janë zbuluar edhe kushtet e kontratës së tij.

Ronaldo kompletoi testet mjekësore në Portugali, ku edhe u firmos kontrata, e cila do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2023, përcjell Periskopi.

Tani, siç bëhet e ditur nga raportimet e fundit, lojtari është në procesin e sigurimit të vizës.

Paga e lojtarit do të ndryshojë varësisht nga bonuset që i shtohen kontratës me Man United.

Cristiano nuk ishte mbrëmë në ndeshjen kundër Wolves, por ai lehtë mund të debutojë në ndeshjen e ardhshme në Premier League, pas pauzës së kombëtareve. /Periskopi/

Shpërndaje në: