Gara për ‘Topin e Artë’: Kjo është renditja aktuale, Jorginho megjithatë duket i pashpresë
Pas përfundimit të Kupës së Amerikës dhe Euro 2020, diskutimet për ‘Topin e Artë’ morën hov të madh.
Mesfushori i kombëtares së Italisë dhe i skuadrës së Chelseat, me triumfin e skuadrave në Euro 2020 dhe Champions League, mori merita të shtuara dhe i bëri vetes një vend në debatin për ‘Topin e Artë’.
Megjithatë, në anën tjetër, statistikat sensacionale të Messit në aspektin individual, si dhe triumfi në Kupën e Amerikës me Argjentinën, rikthyen edhe një herë në mendje faktin se kush është më i miri.
Gjatë kohës kur debati Jorginho-Messi po rritej, Robert Lewandowski shpërtheu në gola, duke vazhduar ecurinë e sezoneve paraprake.
Sipas rangimit të ‘Goal’ se kush pritet ta fitojë ‘Topin e Artë’, Lewandowski merr vend para Jorginho, kurse i pari në listë është Lionel Messi.
Më poshtë Periskopi ua përcjell 20 emrat me më së shumti gjasa për të fituar ‘Topin e Artë’, me Messin si favoritin.
20: Phil Foden
19: Pedri
18: Ilkay Gundogan
17: Mason Mount
16: Neymar
15: Gianluigi Donnarumma
14: Harry Kane
13: Ruben Dias
12: Raheem Sterling
11: Karim Benzema
10: Federico Chiesa
9: Erling Haaland
8: Cristiano Ronaldo
7: Kevin De Bruyne
6: Kylian Mbappe
5: Romelu Lukaku
4: N’Golo Kante
3: Jorginho
2: Robert Lewandowski
1: Lionel Messi /Periskopi/