Si duhet të reagosh kur ti do, por partneri s’është në qejf për seks

Si duhet të reagosh kur ti do, por partneri s’është në qejf për seks

1. Mos e merr personale

Kur ai/ajo thotë që s’është në qejf sigurisht që ndjesia e parë është pasiguria, aq më tepër nëse kjo është hera e parë që të ndodh. Gjithsesi, pa panik. Jo domosdoshmërisht është mungesë interesi fakti që partneri nuk do të kryejë marrëdhënie. Mund të jetë thjesht i lodhur apo i mërzitur.

2. Përgjigju me qetësi

Mund të jenë me qindra arsye pse ai s’do të kryejë marrëdhënie sot. Ditë e keqe në punë, streset në familje, një zënke me shokët apo diçka tjetër. Fol me të pa bërë ironi apo të mërziturën. Tregoji që e kupton.

3. Ji lozonjare dhe lër një ftesë të hapur

Kështu do ulësh tensionin e krijuar dhe do t’ja bësh më të lehtë partnerit për më vonë. Kur ai të jetë në humor, duhet thjesht të të bashkohet! Komunikimi shpëton gjithçka.

4. Masturbohu

Seksi solo është alternativë e mirë kur partneri s’ka dëshirë. Madje mund ta bësh para syve të tij.

5. Jepini një shans duke i dhënë kohë

Vetëm se s’është gati tani s’do të thotë që s’do të jetë gati pas 30 minutash. Prisni dhe shihni çdo të ndodhë.

6. Lidhuni përmes mënyrave të tjera.

Vetëm se s’po bëni seks s’do të thotë që s’mund të jeni intim. Shkëmbeni mesazhe, bëni një dush bashkë, ose thjesht përkëdheluni. Kjo mund t’ju afrojë edhe më shumë.

Burimi: Bustle

Shpërndaje në: