Përmbledhja e debutimit të Messit me PSG-në tregon si luajti ai në paraqitjen e parë me klubin
Shumë fansa të Barcelonës ende po e kanë të vështirë ta pranojnë se Lionel Messi më nuk luan për klubin e tyre.
Superylli argjentinas u largua nga ‘Camp Nou’ pasi dështoi të arrinte marrëveshje me klubin për kontratën e re.
Deri në debutimin e tij me Paris Saint-Germainin të dielën mbrëma, sigurisht se shumë fansa ende ishin të hutuar.
Por Messi u inkuadrua nga banka rezervë në fitoren 2-0 të skuadrës së tij kundër Reimsit.
Momenti që e tërë bota e futbollit po e priste ndodhi në minutën e 66-të. Me fanellën me numrin 30, Messit iu dha një pritje e jashtëzakonshme nga të gjithë në stadium.
Biletat po rishiteshin nëpër rrjetet sociale për një shumë deri në 6 mijë euro, me Reimsin që i kishte shitur të gjitha 20 mijë biletat e disponueshme.
Para transferimit të Messit, ky klub shiste vetëm 6 mijë bileta.
Por si luajti Messi?
Ai mund të mos ketë shënuar por gjashtë herë ‘Topi i Artë’ tregoi disa prekje të mira dhe bashkëveprime, derisa filloi të ndërtonte marrdhënie në fushë me bashkëlojtarët e rinj.
Ai u ndërhy në disa raste në mënyrë të parregullt, por u bllokua nga rastet drejt portës. Ai gjithashtu kompletoi 20 nga 21 pasimet e tentuara.
Nëse nuk e patë debutimin e tij, shikoni përmbledhjen e paraqitjes së tij më poshtë. /Periskopi.com/