Greenwood bën heroin për Manchester United, ‘Djajtë e Kuq’ dalin me tri pikë ndaj Wolves
Manchester United është kthyer në rrugën e fitoreve, pas barazimit që pati xhiron e kaluar.
‘Djajtë e kuq’ kanë shënuar fitore me rezultatin minimal 0:1, në udhëtimin në ‘Molineux Stadium’, shkruan Periskopi.
United ishte skuadra insistuese përgjatë gjithë takimit, por rezultatin arriti ta zhbllokonte vetëm në dhjetë-minutëshin e fundit.
Mason Greenwood ishte lojtari që mori përsipër gjithçka dhe në minutën e 80’ shënoi golin vendimtar.
Ai u pozicionua mirë në krahun e djathtë, dhe me një goditje me të djathtën, drejtuar shtyllës së dytë, mposhti portierin e Wolves.
Skuadra e Solskjaer tashmë numëron shtatë pikë, dy më pak sesa liderët e West Ham United, kurse Wolverhampton mbetet akoma pa pikë. /Periskopi/