Ronaldo në tribunat e ‘Molineux Stadium’ – pritje madhështore për portugezin

Ronaldo në tribunat e ‘Molineux Stadium’ – pritje madhështore për portugezin

Tifozët e Manchester United janë akoma në entuziazmin e ditës së rikthimit të Ronaldos tek Manchester United.

Ylli portugez ka vendosur të kthehet në skuadrën ku mori emër, por sot nuk ishte pjesë e skuadrës së Solskjaer për ndeshjen ndaj Wolves.

Megjithatë, tifozët e United kanë shprehur gjithë dashurinë e tyre për portugezin, duke krijuar një figurë kartoni të madhe, e cila shihej në tribunat e ‘Molineux Stadium’, përcjell Periskopi.

Cristiano pritet të bëjë debutimin e tij me United qysh në xhiron e radhës në Premier League, ndonëse akoma nuk ka zgjedhur numrin në fanellë.

Numri 7 pritet t’i jepet atij në dispozicion. Këtë numër aktualisht e mbanë Edinson Cavani. /Periskopi/

 

Shpërndaje në: