Prishtina – Ballkani, Feronikeli – Gjilani: Mbyllen pjesët e para në dy ndeshjet e Superligës së Kosovës
Kanë përfunduar 45 minutat e para në dy ndeshjet e fundit të kësaj xhiroje në Superligën e Kosovës.
Katër skuadrave në dy ndeshjet që po luhen aktualisht; ajo mes Prishtinës dhe Ballkanit dhe Feronikelit e Gjilanit, nuk iu kanë mjaftuar 45 minuta për të gjetur golin, shkruan Periskopi.
Rezultatet tregojnë shifrat 0:0, ndonëse në të dy ndeshjet intensiteti ishte i mirë, me disa kartonë të verdhë të shpërndarë nga gjyqtarët.
Në ndeshjen Prishtina – Ballkani ishte Korenica ai që u ndëshkua me karton të verdhë, pas një ndërhyrje në Boshnjakun.
Për këtë takim vlen të ceket edhe rasti i Mendurim Hotit të Prishtinës, i cili nuk shfrytëzoi mirë harkimin e Shabanit dhe gjuajtja e tij përfundoi jashtë portës.
Në anën tjetër, në Drenas, Gjilani gjeti golin, por ky gol u mohua nga VAR-i. Ishte Krasniqi ai që gjeti golin në minutën e 14’, por ishte në pozitë jashtë loje. Mundësi të mirë për Gjilanin pati edhe në minutën e 27’, por Krasniqi nuk konkretizoi.
Mbetet të shihet nëse pjesët e dyta do të përcaktojnë ndonjë fitues. /Periskopi/