‘Nuk është skuadër’ – kamerat kapën komentet shqetësuese të Chiellinit për Allegrin pas humbjes shokuese kundër Empolit

‘Nuk është skuadër’ – kamerat kapën komentet shqetësuese të Chiellinit për Allegrin pas humbjes shokuese kundër Empolit

Juventusi ka pasur një start makthi këtë fushatë në Serie A.

‘Zonja e Vjetër’ po përballet me vështirësi të mëdha nën urdhërat e Massimiliano Allegrit, transmeton Periskopi.

Juve u duk se kishte shënuar një gol dramatik të fitores në fundjavën hapëse kundër Udineses, por VAR pati ide tjera dhe u sigurua që klubi nga Torino të ndalej me një barazim.

Sidoqoftë, zhgënjimi kundër Udineses u bë të duket sikur asgjë fare, pasi Juve u mposht së fundmi nga skuadra e sapo promovuar, Empoli.

Ndeshja ishte shumë e rëndësishme, pasi markonte përballjen e parë pa Cristiano Ronaldon, i cili u transferua te Manchester Unitedi.

Dhe para se të sugjeroni se niveli i pesimizmit ka kapluar tërë skuadrën, analizoni pamjet e mëposhtme.

Giorgio Chiellini shihet në një klip pas humbjes kundër Empolit, qartazi duke kritikuar skuadrën për Allegrin.

”Kjo nuk është skuadër,” i thotë në italisht mbrojtësi trajnerit, derisa po e shikonte skuadrën e mposhtur. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: