Moto GP: Quartararo triumfues në garën e Britanisë, lë prapa Rins dhe Espargaro
Fabio Quartararo ka bërë një tjetër garë të shkëlqyer në kuadër të këtij sezoni në Moto GP.
Piloti francez i Yamaha ka marrë sot pozitën e parë në garën e Çmimit të Madh të Britanisë, shkruan Persikopi.
Quartararo la prapa vetes pilotin e Suzuki, Alex Rins, i cili përfundoi në pozitën e dytë.
Podiumin në British GP e kompletoi Aleix Espargaro, i cili bëri më mirë sesa pritej në këtë garë.
Në këtë garë, Marc Marquez shkaktoi një aksident, dhe ndërkohë ka kërkuar falje pasi ka kalkuluar keq kthesën. /Periskopi/