Videoja e Thomas Tuchelit duke ‘imituar’ Eminemin në vesh të gjyqtarit mbrëmë, ka shkuar viral

Videoja e Thomas Tuchelit duke ‘imituar’ Eminemin në vesh të gjyqtarit mbrëmë, ka shkuar viral

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel nuk është i panjohur me diskutimet me gjyqtarët – dhe ai asnjëherë nuk pritej të qëndronte i qetë pas një pjese të parë kaotike në vizitën te Liverpooli, të shtunën.

Mbrëmja pati një start të mirë për ‘Të Kaltërit’, derisa Kai Havertz drejtoi një top sensacional në portë me kokë.

Chelsea pati raste të dyfishonte rezultatin, por djelmoshat e Tuchelit eventualisht pësuan në përfundim të pjesës së parë, transmeton Periskopi.

‘Të Kuqtë’ barazuan falë vendimit të VAR që i dhuroi një penallti Mo Salahut.

Penalltia kontraverse erdhi pas një tollovie në zonë, me Reece Jamesin që luajti me dorë në vijë të portës.

Ishte reagimi i trajnerit, Tuchel, në vijën teknike që tërhoqi më së shumti vëmendje. Gjermani 48-vjeçar kaloi disa minuta duke debatuar me gjyqtarin e katërt, Craig Pawson.

Pawson, natyrisht, nuk pati kontroll mbi vendimin por kjo nuk e ndali Tuchelin që ta qortonte atë.

Ai mbajti grushtin afër gojës derisa po bënte monolog.

Kjo, e kombinuar me një gjestikulacion interesant, nënkuptoi se Tuchel shumë lehtë ka mundur të gabohej për një reper që po merrte pjesë në një duel aftësish – dhe fansat në rrjetet sociale i shtuan klipit freestylen e Eminemit nga filmi ‘8 Mile’.

Klipi ka shkuar viral. Shikoni më poshtë. /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: