Koeman: Nuk mund të shpresojmë të jemi më të mirët në botë, pa Messin në skuadër

Koeman: Nuk mund të shpresojmë të jemi më të mirët në botë, pa Messin në skuadër

Ronald Koeman vazhdon ta potencojë faktin që largimi i Lionel Messi është humbje e madhe për skuadrën e Barcelonës.

Messi i është bashkuar së fundmi skuadrës së PSG, duke bërë që Barca ta nis sezonin pa të, për herë të parë pas shumë viteve.

Argjentinasi është humbje e madhe për skuadrën dhe Ronald Koeman e di këtë. Madje, trajneri beson se është e pabazë të shpresohet epiteti i më të mirëve në botë, pa shërbimet e Leos.

“E kuptoj se si mund të ndihen njerëzit që e duan klubin, por situata ekonomike është ajo që është. Ekonomikisht nuk mund të garojmë me Parisin, Cityn apo United”, ka thënë Koeman, transmeton Periskopi.

“Nuk mund të shpresojmë të jemi më të mirët në botë. Keim humbur lojtarin më të mirë në botë dhe insistoj të jemi realistë”, shtoi holandezi.

Barca e ka nisur sezonin me një fitore dhe një barazim, pa Messin në skuadër. /Periskopi/

Shpërndaje në: