Pioli: Ibra dhe Kessie kthehen pas pauzës së kombëtareve

Pioli: Ibra dhe Kessie kthehen pas pauzës së kombëtareve

Pioli ka dhënë lajme të mira për tifozët e skuadrës së Milan.

Trajneri i Milan ka folur para ndeshjes së radhës për Milan, duke zbuluar edhe disa detaje rreth situatës aktuale me lojtarët e lënduar.

Zlatan Ibrahimovic dhe Franck Kessie janë dy emrat kryesor që i mungojnë Milan, por sipas trajnerit të Milan, ata janë afër rikthimit.

“Ata po bëjnë punë të mirë, ata po përmirësohen dhe besoj se nga java tjetër do të punojnë  me grupin”, ka thënë Pioli, transmeton Periskopi.

“Shpresoj të jenë gati pas pauzës së kombëtareve”, shtoi ai.

Milan e ka nisur sezonin e ri me fitore dhe synon të vazhdoj me rekord të mirë edhe në xhiron e dytë. /Periskopi/

Shpërndaje në: