Rashica reagon pas humbjes së tretë radhazi të Norwich

Rashica reagon pas humbjes së tretë radhazi të Norwich

Milot Rashica e ka nisur mjaft mirë aventurën e re në Premier League sa i përket aspektit individual, por me skuadrën nuk po i ecën mirë.

Norwich City ka pësuar tri humbje në tri ndeshjet e para këtë edicion, duke u mposhtur nga Liverpool, Manchester City dhe së fundmi Leicester City.

Rashica u votua si lojtari më i mirë i ndeshjes nga tifozët e Norwich pas përballjes së sotme me Leicester. Pas ndeshjes lojtari ka reaguar në ‘Twitter’.

“Lufta vazhdon”, ka shkruar kosovari, duke bërë të ditur se skuadrës nuk i ka humbur motivi, përcjell Periskopi.

Rashica është aktivizuar në të tria ndeshjet e para me Norwich, por akoma nuk ka shijuar fitore në Premier League. /Periskopi/

Shpërndaje në: