Zyrtare: Prishtina transferon Karabecin
Prishtina ka bërë një tjetër lëvizje në merkato.
Skuadra kampione në fuqi e Superligës së Kosovës ka zyrtarizuar një tjetër lëvizje në merkato, kësaj radhe duke nënshkruar me Erando Karabecin, përcjell Periskopi.
Mesfushori ishte pjesë e skuadrës kampione të Shqipërisë, Teutës së Durrësit.
Ai do ta vazhdojë karrierën në Superligën e Kosovës, pasi ka vënë firmën në kontratën me ‘Bardhekaltrit’.
Më poshtë mund të shihni njoftimin e FC Prishtina për këtë lëvizje. /Periskopi/