Bayern i pamëshirshëm ndaj Herthas, vazhdon shkëlqimi i Lewandowski
Bayern Munich ka shënuar një tjetër fitore bindëse në futbollin gjerman.
Pas fitores 12:0 në kuadër të Kupës së Gjermanisë, Bayerni ka shënuar fitore bindëse 5:0 edhe në Bundesliga, kësaj radhe ndaj Hertha Berlin, shkruan Periskopi.
Bavarezët e nisën furishëm takimin, duke gjetur golin qysh në minutën e 6’, me anë të Thomas Muller.
10 minuta para fundit të pjesës së parë, Robert Lewandowski u regjistrua si golashënues i ndeshjes. Ai theu rekordin e tij duke shënuar 13 ndeshje radhazi në Bundesliga, duke dyfishuar epërsinë e Bayern.
Në pjesën e dytë, Bayern përsëri e nisi më mirë. Katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Musiala gjeti golin.
Në minutën e 70’, Lewandowski shënoi edhe golin e dytë personal dhe çoi shifrat në 4:0, duke i dhënë fund dilemës për fituesin, shkruan Periskopi.
Polaku nuk mund të dilte pa het trik nga ky takim dhe shënoi edhe një herë në minutën e 84’, për rezultatin final 5:0, si dhe për golin numër 300 me fanellën e Bayern.
Bayern numëron tashmë shtatë pikë, aq sa ka edhe Leverkusen. Hertha Berlin mbetet pa pikë, në pozitën e fundit. /Periskopi/