A ju mungojnë çmenduritë e Balotellit? Shikoni reagimin e italianit pasi u zëvendësua mbrëmë

A ju mungojnë çmenduritë e Balotellit? Shikoni reagimin e italianit pasi u zëvendësua mbrëmë

Tifozëve të futbollit mund t’iu kenë munguar edhe çmenduritë e italianit Mario Balotelli.

Balotelli, dikur një nga lojtarët më premtues në futbollin italian, tani po e vazhdon karrierën në Superligën e Turqisë, me një skuadër jo aq të fortë si ajo e Adana.

Një emër i njohur si ai është tërheqës për tifozët, por nuk i bën mirë trajnerit, kur lojtari shpërthen, siç bëri mbrëmë.

Në ndeshjen kundër Konyaspor, Balotelli u zëvendësua nga loja në minutën e 56’ dhe kjo bëri që ai të humbte kontrollin.

Kamera ka kapur disa sjellje të nxitura nga nervoza, e që tmerruan shokët e skuadrës së tij.

Më poshtë mund të shihni videon kur Balotelli eshalon. /Periskopi/

Shpërndaje në: