Aksionet e Man United janë rritur me miliona euro pasi njoftuan marrëveshjen me Ronaldon
Pas një kohe të gjatë, Cristiano Ronaldo ka vendosur të kthehet te skuadra e Manchester United, aty ku mori emër, para se të kalonte te Real Madrid e Juventus.
Faqja zyrtare e Man Utd sot ka njoftuar se kanë rënë dakord me Juventus për kartonin e Cristiano Ronaldos.
Man United është një nga klubet e pakta në të gjithë botën që tregtohet publikisht edhe në ShBA, përcjell Periskopi.
Aksionet e klubit u rritën pasi ata njoftuan marrëveshjen për Ronaldon.
Sipas Joe Pompliano, $ MANU është rritur me 8%, që do të thotë se Ronaldo ka shtuar rreth 250 milionë dollarë në aksione.
Cristiano Ronaldo is officially heading back to Manchester United.
The result? $MANU is up 8%, meaning Ronaldo has added about $250 million in market cap to the stock already.
That’s insane. pic.twitter.com/5zJDU8u0lC
— Joe Pompliano (@JoePompliano) August 27, 2021
Një grafik, i ndarë nga Telegraph, jep një paraqitje vizuale të asaj se sa aksione janë rritur në orët e fundit pas njoftimit të marrëveshjes me Ronaldon. /Periskopi/