Ngecin bisedimet mes PSG dhe Real Madrid për Kylian Mbappe
Real Madrid megjithatë nuk do ta ketë aq të lehtë transferimin e Kylian Mbappe.
Ndonëse lojtari e preferon një kalim në Madrid, tek skuadra ‘Los Blancos’, kushtet e PSG duket se janë të vështira për t’u plotësuar.
Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ka thënë se situata ka ngecur siç ishte para dy ditëve.
“Gjëja e vetme që mund të them është se asgjë s’ka ndryshuar, krahasuar me dy ditët e fundit”, ka thënë Leonardo për ‘La Sexta’, transmeton Periskopi.
“Është e njëjta situatë”, shtoi ai.
Mbrëmë raportohej se Real Madrid ka nisur ofertë prej 170 milionë eurove, plus 10 milionë të tjera si bonuse, për kartonin e Mbappe.
Mbetet të shihet nëse sonte do të ketë lëvizje të tjera. /Periskopi/