Ylli 52 milionësh Cityt nuk shfaq emocion: Dërgohet në paraburgim për katër akuza përdhunimi

Ylli 52 milionësh Cityt nuk shfaq emocion: Dërgohet në paraburgim për katër akuza përdhunimi

Ylli i Manchester Cityt dhe kampioni i botës, Benjamin Mendi, është paraburgosur pasi u paraqit në gjykatë për dhunim dhe sulm seksual.

27 vjeçari po akuzohet për katër raste të dhunimit dhe një rast të sulmit seksual në shtëpinë e tij në Cheshire.

Ato lidhen me tri sulme të pretenduara në tri gra, përfshirë njërën që ishte e mitur, mes tetorit 2020 dhe gushtit 2021, raporton BBC, përcjell Periskopi.

Z. Mendy foli vetëm për të konfirmuar emrin e tij, adresën dhe datën e lindjes.

Ai nuk shfaqi kurrfarë emocioni derisa po çohej në paraburgim nga gjykata.

Mbrojtësi i majtë ka luajtur për kampionët e Premier Ligës prej vitit 2017 kur u transferua nga Monaco për 52 milionë funte.

Në një deklaratë të lëshuar për media gjatë ditës së djeshme, Manchester City ka njoftuar që e ka suspenduar lojtarin për shkak të hetimeve. /Periskopi

Shpërndaje në: