Klopp reagon pas shortit të CL: Qesha kur e kuptova, shumë i vështirë

Klopp reagon pas shortit të CL: Qesha kur e kuptova, shumë i vështirë

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka komentuar shortin e fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Liverpool gjendet në grupin B, me Atletico Madridin, Porto dhe AC Milan.

Për faqen zyrtare të Liverpoolit, Klopp e cilësoi si grup shumë të vështirë, ngase janë disa nga skuadrat më të mira në Evropë.

“Kam qeshur, të jem i sinqertë, shumë sepse është grup i vështirë. Është Liga e Kampionëve dhe duhet të luash ndaj skuadrave më të mira në Evropë dhe disa prej tyre janë në grupin tonë”.

“Kemi luajtur, nuk e di sa herë, kundër Porto, pra do na presin. Kemi një llogari të hapur ndaj Atleticos, AC Milan është skuadër historike. Mendoj se tifozët duhet të shohin përpara, ne po për siguri”.

“Ne gjithmonë provojmë më të mirën në fushë dhe do kemi disa probleme fizike ndonjëherë. Por, duhet ta kemi skuadrën për tërë vitin”, deklaroi ai.

Ndërkohë, ndeshjet e para të LK nisin më 14/15 shtator 2021.

Shpërndaje në: