Thomas Tuchel, natyrisht, trajneri më i mirë i sezonit të kaluar në Champions League
Ashtu edhe siç pritej, trajneri më i mirë i sezonit të kaluar është shpallur tekniku i Chelseat, Thomas Tuchel.
Në garë për këtë çmim ishin Pep Guardiola dhe trajneri i Kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, transmeton Periskopi.
Në fund, triumfoi Tuchel, i cili arriti të bëjë mrekullinë duke kthyer formën në mënyrë epike te Chelsea, eventualisht duke fituar Champions Leaguen.
Ndërkohë sa i përket konkurrencës së femrave, trajneri i vitit është shpallur Lluis Cortes. /Periskopi.com/