Heronjtë që ia shpëtuan jetën Eriksenit marrin çmimin nga UEFA
Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, UEFA ka nderuar heronjtë që ia shpëtuan jetën Christian Eriksenit.
Në ndeshjen e Danimarkës në Euro 2020, mesfushori pësoi kolaps të frikshëm teksa ra në fushë pa asnjë kontakt.
Reagimi i shpejtë i kapitenit Simon Kjaer dhe stafit mjekësor ndikoi që ai të shpëtonte eventualisht, derisa sot ai po vazhdon të rikuperohet nga sulmi në zemër.
”Çmimi i presidentit të UEFA-s është çmim i veçantë. Ata na treguan se jeta e njeriut është më e rëndësishme se gjithçka tjetër,” tha presidenti i UEFA-s, Aleksandr Ceferin në eventin e hedhjes së shortit.
”Mund të them se kam respekt të thellë për këtë njerëz dhe janë më shumë se meritorë për këtë. Nuk pata asnjë dyshim për këtë.”