Arrihet marrëveshja, West Ham transferon Zouman nga Chelsea

Arrihet marrëveshja, West Ham transferon Zouman nga Chelsea

Pas largimeve të shumta nga klubi londinez, i radhës do të jetë edhe qendërmbrojtësi Kurt Zouma.

Kurt Zouma tani është e kryer tek West Ham nga Chelsea, pasi janë kompletuar dokumentacionet nga të dy klubet, raporton Fabrizio Romano.

Sipas Fabrizios, kanë mbetur vetëm detajet e fundit mes agjentëve për tu zgjidhur, para se të zyrtarizohet marrëveshja për shumën e 30 milion eurove.

Pas largimit të Zoumas, Chelsea tani janë gati që të bëjnë hapin final në transferimin e qendërmbrojtësit, Jules Kounde nga Sevilla.

 

Shpërndaje në: